Russia's President Vladimir Putin listens while US President Donald Trump speaks during a press conference at Finland's Presidential Palace July 16, 2018 in Helsinki, Finland. - The US and Russian leaders opened an historic summit in Helsinki, with Donald Trump promising an "extraordinary relationship" and Vladimir Putin saying it was high time to thrash out disputes around the world. (Photo by Brendan Smialowski / AFP) (Photo credit should read BRENDAN SMIALOWSKI/AFP/Getty Images)
Planet për një takim mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus Vladimir Putin në Budapest janë anuluar, vetëm pesë ditë pas njoftimit të tyre. Në vend të samitit, administrata e dytë e Trumpit ka vendosur sanksionet e para ndaj Moskës, duke goditur kompanitë më të mëdha të naftës, Rosneft dhe Lukoil, raporton CNN.
Burime nga Shtëpia e Bardhë thanë se vendimi erdhi pas zhgënjimeve të përsëritura me qëndrimin e Putinit, i cili nuk ka treguar asnjë gatishmëri për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sulmet e vazhdueshme ndaj civilëve dhe refuzimi për armëpushim e bindën Trumpin se negociatat nuk po çonin askund.
“Thjesht nuk më dukej se do të arrinim aty ku duhej. Kështu që e anulova,” deklaroi Trump, duke shtuar se kishte ardhur koha për masa konkrete ndaj Rusisë.
Sanksionet u mirëpritën nga aleatët evropianë, ndërsa Putin e quajti vendimin “të padobishëm”. Vendimi, që habiti edhe disa zyrtarë të afërt të Trumpit, u mor pas një takimi me Sekretarin e Thesarit Scott Bessent, i cili kishte kërkuar prej muajsh vendosjen e sanksioneve.
Trump tha se nuk përjashton një takim të ardhshëm me Putinin, por vetëm nëse “do të ketë rezultat të prekshëm e pozitiv”.
KAQPATA