Një shpërthim i një bombole oksigjeni ka ndodhur dje në fshatin Nikaj, në rrugën Kaçanik–Ferizaj, duke shkaktuar rreth 200 mijë euro dëme materiale.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Kaçanik, 22.10.2025 – 11:30. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi të një rezervuari të oksigjenit në një ndërmarrje private, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 000 euro,” njofton Policia e Kosovës.
KAQPATA