Kosova po afron drejt anëtarësimit në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1, një hap që do të mundësojë identifikimin dhe njohjen globale të produkteve vendore. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu, ku u diskutuan hapat përfundimtarë për këtë proces.
Falë bashkëpunimit me GS1 Turqinë, GS1 Kosova pritet të fillojë së shpejti lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve kosovare drejt tregjeve globale dhe duke rritur besueshmërinë, sigurinë dhe vlerën e tyre.
Oda Ekonomike e Kosovës ka falënderuar GS1 Turqinë dhe Muftuoglu për mbështetjen profesionale dhe bashkëpunimin në këtë iniciativë që do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit.
KAQPATA