Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër. Takimi fokusohej tek forcimi i lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Francës, çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe procesi i integrimit evropian.
Përmes një postimi në rrjetin “X”, Kurti tha se është mirënjohës për mbështetjen e Francës si anëtare kyçe e BE-së dhe për vlerat e përbashkëta që udhëheqin partneritetin mes dy vendeve.
Samiti i Procesit të Berlinit mbledh liderë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, duke diskutuar bashkëpunimin rajonal, integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
I met with French Minister for Europe @benjaminhaddad on the sidelines of the Berlin Process Summit in London. We discussed strengthening Kosovo–France ties, security, regional developments, and EU integration. Grateful for France’s support as a key EU member and for our shared… pic.twitter.com/yOmjkA94Ws
— Albin Kurti (@albinkurti) October 22, 2025
KAQPATA