Republican presidential candidate Donald Trump holds up a campaign sign that reads "Farmers for Trump" after speaking at a rally at Valdosta State University in Valdosta, Ga., Monday, Feb. 29, 2016. (AP Photo/Andrew Harnik)
Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për uljen e çmimeve të mishit të lopës në SHBA, duke thënë se tarifat tregtare që ai ka vendosur janë “arsyeja e vetme pse fermerët po ecin mirë për herë të parë pas dekadash”.
Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se ka vendosur tarifa deri në 50% për importet e mishit nga Brazili, duke theksuar se pa këto masa, fermerët amerikanë “do të ishin në situatën e vështirë që kanë qenë për 20 vjet”.
Megjithatë, komentet e tij kanë nxitur reagime të ashpra nga përfaqësuesit e industrisë bujqësore, pas njoftimit të mundshëm për importim të mishit nga Argjentina — një hap që, sipas shumë fermerëve, do të dëmtonte prodhimin vendas.
Senatorja republikane Deb Fischer tha se “nëse qëllimi është ulja e çmimeve në markete, kjo nuk është rruga e duhur”, ndërsa presidenti i Byrosë Bujqësore të Nebraskës, Mark McHargue, e cilësoi këtë si “një veprim që dëmton drejtpërdrejt fermerët amerikanë”.
Çmimet e larta të mishit janë rezultat i mungesës së furnizimit me gjedhë, thatësirave dhe problemeve me importet nga Meksika. Ndërkohë, Trump ka shpallur edhe një ndihmë financiare prej 20 miliardë dollarësh për Argjentinën, duke ngritur pyetje se pse ndihmohet një ekonomi e huaj ndërsa fermerët amerikanë përballen me vështirësi.
KAQPATA