Një burrë rreth të 70-tave, shtetas i Zvicrës, ka ndërruar jetë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas burimeve, ngjarja ndodhi papritur gjatë procesit të check-in-it, teksa viktima po përgatitej për fluturim. Ai kishte ardhur në Kosovë si mysafir dhe pritej të kthehej në Zvicër.
Autoritetet janë në pritje të konfirmimeve zyrtare nga Policia e Kosovës për shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te udhëtarët dhe stafi i aeroportit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
KAQPATA