Artisti i njohur Noizy ka rrëfyer në emisionin “Ndryshe” se ëndrra e tij e parë nuk ishte muzika, por aktrimi. Ai tregoi se që fëmijë ëndërronte të bëhej aktor dhe se gjithmonë e kishte parë Shqipërinë si vendin ku do ta realizonte këtë dëshirë.
Pas suksesit me filmin “Troubleshooters”, reperi ka zbuluar projektin e tij të ri “The Blood Money”, një dramë dhe aksion ku luan rolin e një street fighter-i që përfundon në burg pa faj. Filmi është shkruar nga skenaristi shqiptaro-gjerman Enkelejdi dhe fokusohet në luftën e njeriut për të dalë nga errësira.
“Noizy” tha se filmi nuk është plotësisht autobiografik, por ka elemente që lidhen me jetën e tij. Ai shtoi se aktrimi mund të bëhet pjesë e rëndësishme e karrierës së tij artistike, pa e zëvendësuar domosdoshmërisht muzikën.
KAQPATA