Presidentja e Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, deklaroi se Marrëveshja e Prespës, megjithëse sipas saj ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe atë të brendshme, tashmë përbën një realitet politik dhe juridik.
Në një intervistë për Radion Maqedonase, ajo theksoi se marrëveshja konfirmon ekzistencën e popullit maqedonas, gjuhës dhe historisë së tij.
“Nuk ka logjikë që të jemi vetëm shërbëtorë të parimit ‘pacta sunt servanda’. Ne duhet të ndërtojmë marrëdhënie fqinjësore dhe secili popull ka të drejtë për historinë e vet”, deklaroi Siljanovska-Davkova.
Ajo shtoi se çështjet që lidhen me gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase duhet të konsiderohen të mbyllura, ndërsa kërkesat për ndryshime kushtetuese që nuk burojnë nga standardet evropiane i cilësoi si të papërshtatshme.
Presidentja paralajmëroi gjithashtu se përfshirja e komuniteteve të reja në Kushtetutë, përfshirë komunitetin bullgar, mund të krijojë bllokada institucionale në të ardhmen.
Sipas saj, zgjerimi i mekanizmave të vendimmarrjes me shumicë të dyfishtë mund të çojë në komplikime politike dhe funksionale për shtetin.
KAQPATA


