Çëndrim Kameraj, i lindur në Luzern të Zvicrës, hyri në akademinë e Juventusit në vitin 2017 me ëndrrën për të arritur majat e futbollit, duke stërvitur pranë yjeve si Cristiano Ronaldo dhe Higuain. Por dëmtimet e njëpasnjëshme të ligamentit të kryqëzuar e detyruan të ndërpresë karrierën e tij profesioniste.
Pas përpjekjeve të dështuara për rikthim, Kameraj gjeti një realitet krejtësisht tjetër, duke punuar në kantier ndërtimi dhe duke rikthyer pasionin për futbollin vetëm në trajnimet me klubet lokale zvicerane.
Në një rrëfim për portalin zviceran 20min.ch, ai thekson se jeta e sportistit nuk është gjithmonë siç duket në rrjete sociale: “U stërvita me Ronaldon dhe Higuainin. Por kur u lëndova, gjithçka ndryshoi. Isha në majë… dhe u gjenda përsëri në fund.”
Sot, Kameraj punon si konsulent burimesh njerëzore dhe trajnon futbollistë të rinj, duke treguar se fitorja më e madhe shpesh është të gjesh forcën për të nisur nga e para.
KAQPATA