Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë ku dënon fuqishëm polarizimin politik, represionin shtetëror dhe mungesën e llogaridhënies në Serbi, një vit pas incidentit në Novi Sad. Eurodeputetët kërkojnë hetime të hapura mbi tragjedinë dhe vendosjen e një misioni faktmbledhës të BE-së për të vlerësuar situatën në terren.
Rezoluta mbështet të drejtat e qytetarëve serbë për të protestuar paqësisht dhe bën thirrje për reforma demokratike dhe respektimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Eurodeputetët kritikojnë propagandën anti-BE, tonin proruse dhe përdorimin e mjeteve shtypëse kundër civilëve, duke përfshirë spiunazhin Pegasus dhe gazin lotsjellës.
Parlamenti nënvizon se progresi i Serbisë drejt BE-së varet nga respektimi i demokracisë, sundimi i ligjit dhe të drejtave themelore, dhe bën thirrje për hetime urgjente të abuzimeve ndaj protestuesve dhe të drejtave të qytetarëve. Rezoluta u miratua me 457 vota pro, 103 kundër dhe 72 abstenime.
KAQPATA