Pak para fillimit të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u prit nga Sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.
Në takim u diskutua për sigurinë, rritjen ekonomike dhe menaxhimin e migracionit në Ballkanin Perëndimor. Kurti theksoi se Kosova nuk është burim migrimi, por është e gatshme të ndihmojë Britaninë në menaxhimin e rrjedhave të migracionit dhe të kontribuojë në sigurinë rajonale.
Ai gjithashtu bëri të ditur se Kosova ka bërë progres të dukshëm në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, duke e vendosur vendin si shembull në rajon. Diskutimet përfshinë edhe mundësitë për projekte strategjike të përbashkëta dhe partneritete në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe edukimit.
Kurti rikujtoi gjithashtu rreziqet nga sulmet paramilitare në Banjskë dhe rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave në rajon.
KAQPATA