Mbyllja e qeverisë amerikane ka hyrë tashmë në ditën e 22-të, duke u bërë një nga më të gjatat në historinë e vendit. Bllokada mes republikanëve dhe demokratëve vazhdon për çështjen e subvencioneve të kujdesit shëndetësor.
Presidenti Donald Trump pritet të nisë një turne në Azi, ndërsa ligjvënësit paralajmërojnë se pezullimi i funksionimit të qeverisë mund të zgjasë deri në nëntor, duke kaluar rekordin prej 35 ditësh gjatë mandatit të tij të parë.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe senatorëve republikanë forcoi pozicionin e partisë në pushtet për të mos negociuar me demokratët, të cilët kërkojnë miratimin e ndihmës për 22 milionë amerikanë që përballen me rritje të sigurimeve shëndetësore në janar.
“Mesazhi ynë është shumë i qartë: Nuk do t’i nënshtrohemi shantazhit të tyre,” deklaroi Trump.
KAQPATA