Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mirëpritur sot komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş.
Gjatë takimit, Begaj shprehu mirënjohjen për rolin thelbësor që KFOR-i luan në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Ai ritheksoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision.
“Mirëprita Komandantin e misionit të NATO-s, KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş. Shpreha mirënjohjen për rolin thelbësor të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon, duke ritheksuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision,” ka shkruar Begaj.
KAQPATA