Një incident i rëndë ka ndodhur sot pranë parlamentit serb në Beograd, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe më pas u dogj një tendë që përdorej nga përkrahësit e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Sipas mediave serbe, i dyshuari 70-vjeçar, i identifikuar si Vladan A., plagosi një 57-vjeçar në ije dhe më pas i vuri flakën tendës. Policia ndërhyri menjëherë dhe e arrestoi autorin, me urdhër të Prokurorisë së Lartë në Beograd.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet për motivet e sulmit janë në vazhdim.
❗️ SHOOTING and ARSON just near Parliament in Belgrade, Serbia
— RT (@RT_com) October 22, 2025
The attacker shot a 57 year old man in the hip and then set on fire one of President Vucic supporters' tent pic.twitter.com/1bFDWCjCtk
KAQPATA