Disa nxënës të një shkolle në fshatin Vitomiricë të Pejës dyshohet se janë helmuar të mërkurën paradite. Ata janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se drejtori i shkollës është ftuar për intervistim dhe ka dhënë deklaratën e tij.
“Sipas informacioneve fillestare, disa nxënës kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe janë dërguar me autoambulancë në QMF për trajtim. Të gjithë janë jashtë rrezikut dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse,” tha Gashi.
KAQPATA