Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se seancat gjyqësore për rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të planifikuara për javën e ardhshme, janë anuluar.
Gjykimi do të rinisë më 3 nëntor 2025, ndërsa seanca shtesë janë caktuar për periudhën 17–20 nëntor.
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, ka bërë të ditur se mbrojtja nuk do të mbështetet në dëshmitë e tre dëshmitarëve të saj. Procesi i mbrojtjes nisi më 15 shtator 2025, me dëshmi të personaliteteve ndërkombëtare si James Rubin, Paul Williams, John Stewart Duncan dhe James Peter Covey.
Aktakuza e ndryshuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së është dorëzuar më 2022, ku ata akuzohen për krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë dhe Semetishtë. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm që nga nëntori i vitit 2020.
KAQPATA