Pas shpërndarjes së një videoje ku shihet Loredana Brati me të riun nga Vlora, David Dano, ka reaguar mikja dhe kolegia e saj, Xheneta Fetahu.
Në një postim në “Instastory”, Xheneta ka kritikuar mënyrën se si disa persona kanë keqinterpretuar sjelljen e Loredanës.

“Është e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e dikujt si Loredana – një vajzë pozitive, e thjeshtë dhe pa qëllime negative,” ka shkruar ajo.
Fetahu shtoi se Loredana gjithmonë ka treguar respekt për publikun e saj dhe se është zhgënjyese kur një moment miqësor interpretohet ndryshe vetëm për të krijuar zhurmë në rrjete.
“Mos harroni, energjia e mirë s’ka nevojë për zhurmë,” përfundoi Xheneta.

Loredana reagoi më herët duke sqaruar se takimi me Dano ka qenë rastësor dhe se mes tyre nuk ekziston asnjë lidhje personale përtej një përshëndetjeje miqësore.
David Dano u bë i njohur disa javë më parë për hyrjen e tij të papritur në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Vlorës.
KAQPATA