Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas komenteve të të riut nga Vlora, David Dani, i cili ngriti dyshime për marrëdhënien e tyre.
Në disa postime në “Instastory”, Loredana theksoi se është lodhur nga përpjekjet për të njollosur emrin e saj dhe paralajmëroi se këtë herë do të publikojë fakte për të mbrojtur veten.
“Është hera e dytë që tentohet të dëmtohet morali im. Jam njeri me vlera dhe dinjitet, dhe nuk do të lejoj askënd të përpiqet të më poshtërojë. Mjaft është mjaft,” – shkroi ajo.

Ajo publikoi edhe mesazhe private për të sqaruar se David Dani ishte thjesht një fans që e kishte takuar një herë në Vlorë. “Ka ardhur për të bërë një foto, i dridhej dora nga emocionet,” shtoi Loredana, duke i quajtur deklaratat e tij “keqinterpretime për vëmendje.”

Në fund, Loredana paralajmëroi se çdo përdorim abuziv i emrit të saj do të trajtohet ligjërisht. Reagimi i saj ndezi diskutime në rrjet, ku ndjekësit u ndanë mes atyre që e mbështesin për qëndrimin e saj dhe atyre që kërkojnë më shumë sqarime rreth ngjarjes.

KAQPATA