Këngëtarja Dafina Zeqiri ka njoftuar rikthimin e saj me një projekt të ri muzikor, të shoqëruar me videoklipin e parë pas lindjes së fëmijës.
Në një video në TikTok, Dafina ndau pamje nga prapaskenat e xhirimeve dhe u shpreh se ky rikthim ka një domethënie të veçantë për të, duke e quajtur “një moment të bekuar e frymëzues”.
Kënga e re pritet të jetë një baladë me elemente R&B dhe pop, ndërsa videoklipi po xhirohet në Prishtinë e Tiranë. Fansat mezi presin publikimin, duke e cilësuar rikthimin e saj si fillimin e një faze të re artistike.
KAQPATA