Ambasadori i Bashkimit Evropian në OKB, Stavros Lambrinidis, tha se BE pret që Serbia të ndërmarrë masa konkrete ndaj autorëve të sulmit të vitit 2023 në Banjskë, duke theksuar se deri tani veprimet e saj kanë qenë të pamjaftueshme.
Gjatë fjalës në Këshillin e Sigurimit, ai shprehu shqetësim për situatën në veri të Kosovës dhe kërkoi nga Serbia që të tregojë përkushtim ndaj drejtësisë.
Lambrinidis i bëri thirrje edhe institucioneve të Kosovës të mundësojnë riintegrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve që kishin dhënë dorëheqjen më herët.
KAQPATA