Modelja e njohur Gresa Hoti ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj sentimentale.
Në një postim të fundit, ajo shihet e veshur me fustan nusërie, ndërsa i dhuron një puthje partneri të saj, duke nxitur menjëherë reagime dhe aludime për një martesë të mundshme, shkruan “Kosovarja”.
Gresa nuk ka zbuluar detaje të tjera, por pamjet mjaftojnë për të ndezur spekulime në rrjetet sociale.

Modelja u bë e njohur pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”, ku fitoi vëmendje të madhe dhe një bazë të madhe ndjekësish.
KAQPATA