Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë 31-pikëshe ku dënon propagandën, shtypjen politike dhe nacionalizmin destabilizues të Serbisë. Dokumenti, një nga më të ashpërit ndaj një vendi kandidat për BE, kritikon dhunën ndaj protestuesve, censurën ndaj mediave dhe korrupsionin e lartë shtetëror.
Rezoluta kërkon hetime për dhunën e forcave të sigurisë ndaj qytetarëve, lirimin e aktivistëve të ndaluar dhe ndalimin e përhapjes së sloganeve nacionaliste si “Serbia e Madhe”. Po ashtu, eurodeputetët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të vendosë sanksione individuale ndaj zyrtarëve serbë që shkelin të drejtat e njeriut dhe frenojnë protestat.
BE kërkon reforma të thella në sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit, duke paralajmëruar se integrimi i Serbisë në BE do të varet nga zbatimi real i këtyre kushteve.
KAQPATA