Eksportet e Zvicrës kanë shënuar një rritje të papritur gjatë muajit shtator, duke u rritur me 43 për qind krahasuar me muajin e kaluar, sipas të dhënave të Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (BAZG).
Kjo rritje lidhet kryesisht me shtimin e eksporteve drejt Shteteve të Bashkuara, që përbëjnë një pjesë të madhe të kësaj ngritjeje.
Megjithatë, pavarësisht këtij zhvillimi pozitiv mujor, tremujori i tretë mbyllet me një rënie prej mbi 8 për qind, duke reflektuar pasiguritë që ende mbeten në tregjet ndërkombëtare.
KAQPATA