Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në fjalimin e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, reagoi ashpër ndaj përdorimit të termit “Kosova dhe Metohia”, duke e cilësuar si gjuhë të vjetër të regjimit të Millosheviqit.
Ajo tha se ky shprehim përfaqëson ambiciet hegjemoniste të Serbisë dhe përpjekjet për ta mohuar sovranitetin e Kosovës.
“Le të jetë e qartë – nuk ekziston Kosova dhe Metohia. Është një term që buron nga propaganda e Sllobodan Millosheviqit dhe e atyre që vazhdojnë rrugën e tij,” u shpreh Gërvalla.
Deklarata e saj u bë gjatë debatit për situatën në Kosovë, ku Beogradi vijon ta përdorë termin në raportimet zyrtare për të theksuar pretendimet ndaj territorit të Kosovës.