Këngëtarja shqiptare Rita Ora, 34 vjeçe, shkëlqeu në pas-ndejën e “Armani” pas Academy Museum Gala 2025 në Los Angeles, duke mahnitur me një fustan të bardhë transparent që theksonte linjat e saj elegante.
Pamja e saj u plotësua me një shall të hollë jeshil transparent dhe sandale me taka të larta, ndërsa flokët bionde dhe grimi i butë i dhanë një prekje perëndeshë moderne. Ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, duke e bërë çiftin një nga më të komentuarit e natës.

Vetëm pak ditë më parë, Rita kishte qenë pjesë e Javës së Modës në Paris, duke ndjekur sfilatat e brendeve prestigjioze si Chloé, Tom Ford dhe Prada. Me çdo paraqitje, këngëtarja tregon se mbetet një ikonë stili, e cila kombinon elegancën me sensualitetin pa komplekse.

KAQPATA