Sanae Takaichi është bërë gruaja e parë në historinë e Japonisë që merr postin e kryeministres, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë muaj. Ajo u zgjodh në raundin e parë të votimit me 237 vota, duke mposhtur kandidatin e opozitës Yoshihiko Noda.
Takaichi, e njohur për qëndrimet e saj konservatore, pritet të udhëheqë vendin pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Shigeru Ishiba, i cili qëndroi vetëm një vit në detyrë.
Megjithëse shënon një moment historik për përfaqësimin e grave në Japoni, Takaichi nuk ka paralajmëruar reforma për barazi gjinore. Ajo kundërshton martesat e të njëjtit seks dhe ruajtjen e mbiemrave të veçantë për çiftet e martuara, duke mbështetur trashëgiminë vetëm mashkullore në familjen perandorake.
KAQPATA