Agjencia prestigjioze “Bloomberg” ka theksuar se plani i paqes në Gaza, i ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump, mund të funksionojë vetëm nëse ndjek modelin e KFOR-it në Kosovë.
Sipas autorit Michael Champion, suksesi i KFOR-it pas luftës në Kosovë është një shembull i rrallë i stabilitetit të qëndrueshëm në rajonet e konfliktit.
Bloomberg thekson se për Gazën duhet krijuar një forcë paqeruajtëse e ngjashme me KFOR-in, e mbështetur nga OKB dhe e udhëhequr nga shtete myslimane si Egjipti, Azerbajxhani dhe Indonezia.
Sipas analizës, për të shmangur dështimin e marrëveshjes së paqes, boshllëku i sigurisë në Gaza duhet të mbushet menjëherë — një mësim që KFOR-i e dëshmoi qartë në Kosovë.
KAQPATA