Një zyrtar policor është arrestuar dhe pezulluar nga detyra, pasi dyshohet të ketë qenë i përfshirë në një rast rrëmbimi më 19 shtator 2025 në lagjen Veternik të Prishtinës.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës kanë ndaluar katër persona të dyshuar, përfshirë zyrtarin policor, pas hetimeve intensive dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve. Gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër që imiton automatikun AK-47.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh për të gjithë të ndaluarit, ndërsa IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor si pjesë e procedurave administrative.
Hetimet vazhdojnë, dhe me ndalimet e fundit numri i të arrestuarve lidhur me këtë rast ka arritur në tetë persona.
Qëllimi i autoriteteve është ndriçimi i plotë i rastit dhe zbardhja e të gjitha detajeve për publikun.
KAQPATA