Romanca mes Dua Lipës dhe aktorit britanik Callum Turner duket si skenar hollywood-ian. Çifti, i fejuar që një vit, nisi historinë e tyre në mënyrë të papritur gjatë ditëlindjes së një miku të përbashkët.
Turner rrëfeu për The Sunday Times se gjithçka filloi kur u ulën pranë njëri-tjetrit dhe zbuluan se po lexonin të njëjtin libër, Trust nga Hernán Díaz. “I thashë se sapo kisha mbaruar kapitullin e parë, dhe ajo më tha po ashtu. Ishte çmenduri, por ndjesi e pabesueshme,” tregoi ai.


Spekulimet për lidhjen nisën në fillim të vitit 2024, kur u panë bashkë në premierën e serialit Masters of the Air. Një muaj më vonë, fotoja e tyre duke shkëmbyer puthje në Los Angeles bëri të qartë lidhjen. Në dhjetor 2024, çifti u fejuar, duke ruajtur privatësinë deri në njoftimin publik të bërë nga vetë Dua në qershor 2025.
Sot, Dua Lipa dhe Callum Turner konsiderohen si një nga çiftet më të admiruar të showbiz-it ndërkombëtar, ku çdo dalje publike kthehet menjëherë në lajm.
KAQPATA