Jessica Simpson, këngëtare dhe aktore 45-vjeçare, ka folur hapur për jetën e saj sentimentale pas ndarjes nga Eric Johnson dhe për arsyen pse tani ndihet më tërheqëse për meshkujt më të rinj.
Gjatë premierës së serialit të ri të Hulu, “All’s Fair”, Simpson rrëfeu me humor eksperiencën e saj me aktorin Rick Springfield, duke treguar se kjo ishte hera e parë që puthi një burrë shumë më të madh se ajo. Ajo shtoi se tani ndihet më tërheqëse për djem të rinj, të cilët vlerësojnë vetëbesimin dhe sigurinë e një gruaje të madhe.
Jessica gjithashtu rrëfeu një anekdotë të pazakontë rreth një suplementi bimor kinez që përdor për të ruajtur zërin, i cili përmbante “spermë gjarpri”, duke qeshur për eksperiencën dhe efektin e tij mbi vokalin e saj.
Pas më shumë se një dekade larg skenës muzikore, Simpson ka publikuar një EP të re me pesë këngë dhe ka rikthyer performancat live, duke interpretuar si hite të vjetra ashtu edhe këngë të reja, duke e rikthyer vëmendjen e fansave.
KAQPATA