Influencerja kosovare Vesa Vllasaliu duket se ka vendosur të mos e fshehë më marrëdhënien me futbollistin e kombëtares shqiptare, Mirlind Daku. Së fundmi, ajo publikoi në Instagram disa fotografi pranë tij, duke festuar njëvjetorin e lidhjes së tyre.

Në postimin e saj, Vesa la të kuptohet se romanca e tyre është tashmë një histori e konsoliduar, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej muajsh. Çifti shihet i lumtur dhe i buzëqeshur në imazhe, ndërsa ndjekësit dhe miqtë i urojnë fat dhe dashuri.
Ky publikim konsiderohet një pothuajse “zyrtarizim” i marrëdhënies së tyre, duke i bërë ata një prej çifteve më të komentuar në showbiz-in dhe sportin shqiptar këtë vit.
KAQPATA