Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore motrat Mariela dhe Antoneta Berisha për dhunën që i shkaktuan blogeres Klea Prenga, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Mariela Berisha u dënua me 3 vite burgim, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar mund të reduktohen në 2 vite nëse vendimi konfirmohet nga Apeli. Motra e saj, Antoneta, u dënua me 3 vite shërbim prove, e reduktuar në dy vite.
Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2024, kur blogerja ndodhej në një restorant luksoz në Tiranë. Motrat Berisha u dënuan për akuzën e plagosjes së rëndë.
Ky vendim vjen pas një hetimi dhe gjykimi të gjatë, duke dërguar një mesazh të qartë për dhunën fizike ndaj individëve, pavarësisht statusit të tyre publik.
KAQPATA