Policia e Kosovës ka shpërndarë automjete të reja për policët e lagjes, me synimin për të rritur efikasitetin dhe praninë në komunitet. Në njoftimin zyrtar thuhet se kjo nismë është pjesë e përmbushjes së objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi.
Sipas menaxhmentit të policisë, automjetet e reja do t’u mundësojnë oficerëve të reagojnë më shpejt ndaj kërkesave të qytetarëve dhe të forcojnë qasjen proaktive në terren.
Ky hap vlerësohet si një përmirësim i dukshëm në infrastrukturën e Policisë së Kosovës, duke synuar që policët e lagjes të jenë më afër qytetarëve dhe nevojave të tyre të përditshme.
KAQPATA