Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar në qytetin e Jesit, pranë Ankones, pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë kokainë. I riu dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti trafiku droge që vepron në zonë.
Gjatë operacionit, policia vuri re një automjet të dyshimtë dhe ndoqi shoferin deri në parkingun e një qendre tregtare, ku ai tentoi të fshehte një pako me drogë. Në kontrollin e mëvonshëm, u gjetën edhe shtatë doza të tjera kokaine të gatshme për shitje dhe një telefon i fshehur, që pritet të shërbejë si provë në hetim.
Sipas autoriteteve, shqiptari qëndronte ilegalisht në Itali dhe drejtonte një automjet në pronësi të një personi me precedent penal për trafik droge. Pas arrestimit, ai është vendosur në dispozicion të gjykatës, e cila ka urdhëruar dëbimin e tij drejt Shqipërisë brenda një jave.
KAQPATA