Një ndërprerje masive teknologjike ka prekur sot disa prej platformave më të përdorura në botë, përfshirë Amazon, Snapchat, Roblox dhe Vodafone, duke shkaktuar kaos për miliona përdorues në mbarë globin.
Raportet e para u shfaqën herët në mëngjes, dhe sipas të dhënave nga “Downdetector”, problemet lidhen me një defekt në rrjetin e Amazon Web Services (AWS) – kompania që ofron shërbime cloud për shumë aplikacione ndërkombëtare.
AWS ka konfirmuar se po përballet me “gabime dhe ngadalësime” në disa prej sistemeve kryesore, duke shtuar se ekipet teknike janë duke punuar për zgjidhjen e menjëhershme të defektit.
“Ne po punojmë për të identifikuar shkakun dhe për të rikthyer funksionalitetin sa më shpejt,” tha kompania në një deklaratë zyrtare.
Kjo nuk është hera e parë që AWS shkakton një efekt domino global, pasi shumë platforma të mëdha varen nga infrastruktura e saj. Ende nuk ka afat se kur shërbimet do të rikthehen plotësisht në normalitet.
KAQPATA