Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, tha se aleanca ka shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie nga Serbia për sulmin terrorist në Banjskë dhe dhunën ndaj KFOR-it.
Megjithatë, Shekerinska theksoi se asgjë nuk zëvendëson një dialog politik të vërtetë dhe substancial mes Beogradit dhe Prishtinës. “Dialogu është e vetmja rrugë drejt sigurisë reale dhe të qëndrueshme në rajon,” shtoi ajo.
Zv.Sekretarja e NATO-s konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të aleancës për dialogun dhe komunikimin e rregullt me përfaqësuesin e BE-së për këtë proces.
KAQPATA