Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Hekuran Cumani, 23 vjeç, nga Fabriano (Ancona), u vra me thikë në parkingun e Universitetit të Peruxhias gjatë një mbrëmjeje me miqtë e tij.
Sipas hetimeve, shkak u bë një grindje për arsye të parëndësishme. Viktima u godit në fyt dhe gjoks, duke ndërruar jetë në vend, ndërsa shokët e tij mbetën të tronditur. Një person ende i paidentifikuar është i dyshuari kryesor.
Miqtë e Hekuranit e përshkruajnë si një djalë të qetë, i apasionuar pas palestrës dhe jetës së shëndetshme, ndërsa autoritetet lokale shprehin dhimbjen e thellë dhe mbështetje për familjen. Policia po analizon kamerat e sigurisë dhe po pyet dëshmitarët për identifikimin e autorit.
Kjo ngjarje lë pas një boshllëk të madh në komunitet dhe rrit shqetësimin mbi sigurinë e të rinjve në zonat publike.
KAQPATA