Oficerët e doganës kroate, në bashkëpunim me policinë kufitare në pikën Karasoviq, ndaluan një shtetas shqiptar që tentonte të kalonte fshehurazi 702,435 euro.
Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën paratë të fshehura, duke shënuar një nga sekuestrimet më të mëdha në kufijtë kroatë. Shtetasi nuk kishte deklaruar shumën e parave siç kërkohet ligjërisht.
Paratë u konfiskuan dhe shoferi u arrestua, duke iu dorëzuar autoriteteve për paraburgim dhe hetime të mëtejshme.
KAQPATA