Screenshot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të kryetarëve dhe kuvendeve komunale.
Sipas raportit zyrtar, deri të shtunën në orën 16:00 janë numëruar 32 kuti me fletëvotime për kryetarë komunash dhe 23 kuti për kuvendet komunale.
Nga 23 kuti postare tërhequr janë gjithsej 33,841 pako me fletëvotime të supozuara. Pas verifikimit, 29,636 pako janë aprovuar, ndërsa 3,977 janë refuzuar për shkak se nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara.
Rezultatet e numërimit po publikohen në kohë reale në platformën zyrtare të KQZ-së: resultslocal2025.kqz-ks.org
KAQPATA