Aaron Phypers, ish-bashkëshorti i aktores Denise Richards, ka kërkuar në gjykatë gjysmën e të ardhurave që Richards fiton nga platforma OnlyFans. Sipas dokumenteve gjyqësore, Phypers pretendon se aktorja fiton 200,000–300,000 dollarë në muaj nga fotot që ai ka realizuar dhe kërkon të përfitojë gjysmën e këtyre të ardhurave.

Phypers deklaron gjithashtu se aktualisht është pa para dhe i nevojiten këto fonde për qira dhe shpenzime të tjera, ndërsa më parë kishte akses në llogari të përbashkëta me miliona dollarë. Nga ana e saj, Denise Richards ka ngritur kundër-padi, duke kërkuar një urdhër mbrojtës të përhershëm pas pretendimeve se Phypers kishte ushtruar dhunë ndaj saj gjatë rikuperimit nga një ndërhyrje kozmetike.
Phypers ka mohuar çdo akt dhune ndaj aktorës. Çështja vazhdon në gjykatë, ndërsa tensioni mes tyre mbetet i lartë.
KAQPATA