Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, po shqyrton një ndryshim të guximshëm taktik për ndeshjen ndaj Fiorentinës këtë fundjavë, për shkak të mungesave në repartin ofensiv.
Sipas “Sky Sport 24”, Allegri mund ta zhvendosë Ruben Loftus-Cheek në rolin e trekuartistës, pas një sulmuesi të vetëm. Ky ndryshim do të sillte më shumë ekuilibër në mesfushë dhe fleksibilitet në fazën sulmuese.
Në këtë skemë, Rafael Leão do të luante në qendër të sulmit, ndërsa mesfusha do të përbëhej nga Modric, Fofana dhe Ricci. Ndërkohë, Saelemaekers pritet të rikthehet në formë pas lëndimit, ndërsa Nkunku dhe Pulisic mbeten në dyshim.
Vendimi përfundimtar pritet të merret pas seancës stërvitore të së shtunës dhe konferencës për shtyp të Allegrit.
KAQPATA