Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në protestën masive në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke bërë thirrje për unitet ndër shqiptarët.
Ahmeti theksoi se disa individë brenda komunitetit shqiptar, pa vetëdije, po ndjellin ndasi dhe po shpërndajnë propagandë dashakeqe, duke i shërbyer agjendave të Beogradit dhe Moskës.
“Liria e Kosovës nuk është arenë për politika individuale, partiake apo zgjedhore. Nuk duhet të jetë fushë pjellore për ndasi ndërshqiptare. Siç u bashkuam për Kosovën Republikë, për Shqipërinë demokratike në NATO dhe BE, për shqiptarët e barabartë në Maqedoni, ashtu duhet të bashkohemi edhe për lirinë e çlirimtarëve dhe dinjitetin e UÇK-së”, tha Ahmeti.
Në protestë morën pjesë mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, ndërsa fjalime mbajtën edhe figura të tjera politike. Kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi ndaj pamjeve nga sheshi “Skënderbej”, duke e përshkruar ngjarjen si “zemra mal”.
KAQPATA