Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar mbështetjen e tij të plotë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e quajtur atë themelin e lirisë dhe krenarinë e historisë kombëtare shqiptare.
“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi,” shkroi Begaj në një postim në Facebook, të shoqëruar me fotografi nga protesta masive e zhvilluar në Tiranë.
Qindra qytetarë, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, me flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhin “Drejtësi për çlirimtarët”.
KAQPATA