Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, gjatë fjalës së tij në protestën për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë, deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për lirinë dhe dinjitetin e kombit shqiptar.
Moisiu theksoi se Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij nuk janë kriminelë, por mbrojtës të popullit. Ai shtoi se qëllimi i protestës është të ngrihet zëri kundër padrejtësive që po u bëhen bijve më të mirë të kombit.
“Isha në Hagë dhe i takova personalisht ish-krerët e UÇK-së. Ata janë të fortë dhe të vendosur për të mbrojtur të vërtetën e luftës së drejtë. Ata nuk kanë kryer krime, por kanë mbrojtur popullin e vet. Besoj se drejtësia do të jetë në krah të tyre”, tha Moisiu.
Ai e quajti procesin ndaj tyre një përpjekje të qarqeve të errëta serbo-ruse për të njollosur luftën e UÇK-së, duke theksuar se ajo luftë u mbështet nga NATO, SHBA dhe Perëndimi.
KAQPATA