Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është parë sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Në pamjet e shpërndara, ai shihet duke mbajtur flamurin e UÇK-së, i veshur me simbole të saj, ndërsa pranë tij ndodhej edhe deputeti socialist, Taulant Balla.

Protesta në kryeqytetin shqiptar ka mbledhur qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët kanë kërkuar lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

KAQPATA