Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale për protestës që po zhvillohet sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Rama ka ndarë një video me dron të protestës, të shoqëruar me mbishkrimin “Zebra mal”.
Pamjet e publikuara tregojnë turmat e mëdha të qytetarëve të mbledhur në zemër të kryeqytetit, ku sipas organizatorëve, kanë marrë pjesë protestues nga të gjitha trevat shqiptare. Videoja, e realizuar nga droni, tregon një panoramë të gjerë të sheshit të mbushur plot, duke reflektuar tensionin dhe energjinë e momentit.
Protesta e sotme u organizua në shenjë pakënaqësie ndaj Gjykatës Speciale, ndërsa pjesëmarrja e madhe e qytetarëve nga mbarë trojet shqiptare u pa si një sinjal i qartë i zërit qytetar që kërkon drejtësi.
KAQPATA