Fejesa e Princ Lekës II me Blerta Celibashin ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, jo vetëm për historinë e dashurisë, por edhe për unazën e shtrenjtë të fejese. Sipas revistës britanike Hello Magazine, unaza e propozuar vlerësohet në rreth 140 mijë euro, një diamant me prerje ovale ose cushion mbi një shirit të hollë me gurë pavé.

Eksperti i bizhuterive Nilesh Rakholia e përshkruan dizajnin si “të qetë, elegant dhe pa teprime”, duke simbolizuar harmoni dhe dashuri që zgjat. Çifti ndau lajmin me ndjekësit në Instagram nga Ksamil, në një seri fotosh romantike pranë detit dhe dritës së vjeshtës.
Fejesa vjen një vit pas divorcit të Lekës nga Elia Zaharia, me të cilën ka një vajzë, Princeshën Geraldinë. Lidhja me Blertën u bë publike në shtator 2024 dhe që nga ajo kohë janë parë shpesh në evente kulturore dhe bamirësie.
Mediat ndërkombëtare si People, Tatler, Sky News dhe 9Honey kanë ndjekur ngjarjen, duke theksuar bukurinë e unazës, vendin e propozimit dhe dinamikën e çiftit. Në epokën e fejesave spektakolare, zgjedhja e Lekës për një unazë të sofistikuar, por jo ekstravagante, shihet si luks i heshtur dhe me kuptim.
KAQPATA