Elvana Gjata ka ndezur rrjetet me paraqitjen e saj më të fundit, duke zgjedhur një fustan elegant të dizajnuar nga Valdrin Sahiti. Veshja thekson format e saj dhe përmban prerje të guximshme në pjesën e sipërme, që i japin një dozë të fortë sensualiteti dhe elegance.

Valdrin Sahiti, i njohur për mjeshtërinë në detaje dhe për dizajnet e sofistikuara, ka krijuar një tjetër vepër arti që kombinon finesën me glamurin.
Elvana vazhdon të mbetet një ndër ikonat më të mëdha të modës shqiptare, duke dëshmuar se di të jetë në qendër të vëmendjes pa e humbur shijen.
KAQPATA