Kapiteni i Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka folur me sinqeritet për emocionet që përjeton kur sheh ndeshjet nga tribuna për shkak të lëndimit.
Në intervistë për “Cronache di Napoli”, ai tregoi se ndien ankth sa herë e sheh Kosovën apo Napolin duke luajtur pa të. “Tani e kuptoj familjen time, që emocionohej kur më shihte në fushë. Kur nuk luan, përjeton çdo moment si tifoz, me frikë e ankth të pashpjegueshëm,” tha Rrahmani.
Mbrojtësi kosovar, i cili mungon që nga ndeshja ndaj Zvicrës më 5 shtator, është afër rikthimit. “Ndihem më mirë, por nuk dua të rrezikoj. Po punoj që të kthehem i sigurt,” shtoi ai.
Rrahmani theksoi edhe lidhjen e fortë me Napolin: “Kam kaluar këtu 11 muaj, dhe vetëm një muaj në Kosovë. Napoli është shtëpia ime e re.”
KAQPATA