Një nga ngjarjet më të zeza në historinë e futbollit ndodhi në Egjipt, ku 74 persona u vranë dhe qindra u plagosën pas përleshjeve të dhunshme mes tifozëve të Al Masry dhe Al Ahly në stadiumin Port Said.
Ngjarja, që ndodhi 13 vite më parë, tronditi jo vetëm Egjiptin, por të gjithë botën sportive. Konflikti nisi pas kërcënimeve të hapura të grupit ultras “Green Eagles”, që paralajmëroi dhunë ndaj rivalëve.
Pas ndeshjes, tifozët e Al Masry sulmuan kundërshtarët me thika, gurë dhe fishekzjarrë, duke shkaktuar kaos të plotë në tribuna. Shumë tifozë u shtypën ose u hodhën nga lartësitë në përpjekje për t’u shpëtuar dhunës.
Në gjyqet që pasuan, 73 persona u akuzuan, përfshirë oficerë policie dhe zyrtarë të klubit vendas. Disa prej tyre u dënuan me burgime të rënda e disa me vdekje.
Kjo tragjedi mbetet një kujtesë e dhimbshme për mënyrën se si pasioni për sport mund të kthehet në tragjedi, kur mungon kontrolli dhe përgjegjësia.
KAQPATA